Shoqata Organika

Shoqata e Perpunesve dhe Eksportuesve Kosovarë të PPJD

Promovimi i eksportit - Pjesëmarrja në panaire- Organizimi i misioneve të shitjes
Lobimi
Trajnime dhe këshilla teknike
Zbatimi i çertifikimit organik
Lidhje me institucione çertifikuese dhe ofrues tjerë të shërbimeve

Rreth Nesh


Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorët e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këto sektorë dhe të zhvillojë sektorët, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që brenda 5-7 viteve të ndihmojë që të gjithë anëtarët të jenë të certifikuar me standarde organike, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të certifikuara.

Publikimet

Informohu per aktivitetin e shoqates​

Antarësimi

Arsyet për tu anëtarësuar në shoqatën ORGANIKA

Anëtarësohu në ORGANIKA për të marrë informacione që ju nevojiten për të drejtuar biznesin tuaj organik.
Anëtarësohu në ORGANIKA për të bashkuar zërin tuaj me kompani që po formojnë të ardhmen e industrisë së produkteve organike.
Anëtarësohu në ORGANIKA për të treguar mbështetjen tuaj për të vetmen shoqatë në Kosovë të përkushtuar ekskluzivisht për promovimin dhe mbrojtjen e standardeve organike dhe të tregtisë organike.

Galeria

Scroll to Top