Rreth Shoqatës Organika
Qëllimi
Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këtë sektorë dhe të zhvillojë sektorin duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që të gjithë anëtarët të jenë të çertifikuar me standardin organik, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të çertifikuara.
Misioni
Zhvillimi i kapaciteteve të operatorëve të PPJD-ve dhe BMA-ve për të përmbushur kërkesat e blerësve në tregun e BE-së për cilësi.
Vizioni
Anëtarët e Shoqatës ORGANIKA janë furnizuesit kryesorë nga Ballkani të PPJD-ve dhe BMA-ve me cilësi superiore në tregun e BE-së.
Ekipa
Njoftohu me ekipën tonë
Faton Nagavci
Drejtor Ekzekutiv
Zana Lika
Donatorët





Partnerët





Bashkëpunëtorët



