Shoqata Organika
Shoqata e Përpunuesve dhe Eksportuesve Kosovarë të PPJD
Promovimi i eksportit
Lobimi
Trajnime dhe këshilla teknike
Implementimi i standardeve organike
2013
Viti i themelimit
42
Anëtarë aktivë
40+
Të certifikuar organik
Rreth Nesh

Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorët e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këto sektorë dhe të zhvillojë sektorët, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që brenda 5-7 viteve të ndihmojë që të gjithë anëtarët të jenë të certifikuar me standarde organike, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të certifikuara.
Anëtarësimi
Arsyet për tu anëtarësuar në shoqatën ORGANIKA
Anëtarësohu në ORGANIKA për të marrë informacione që ju nevojiten për të drejtuar biznesin tuaj organik.
Anëtarësohu në ORGANIKA për të bashkuar zërin tuaj me kompani që po formojnë të ardhmen e industrisë së produkteve organike.
Anëtarësohu në ORGANIKA për të treguar mbështetjen tuaj për të vetmen shoqatë në Kosovë të përkushtuar ekskluzivisht për promovimin dhe mbrojtjen e standardeve organike dhe të tregtisë organike.
Galeria






