Trajnim mbi digjitalizimin e bujqësisë
Ndryshimet klimatike, rritja e popullsisë, dhe ndryshimet në kërkesat e tregut kanë ndikuar në zhvillim e bujqësisë, duke e drejtuar atë drejt një epoke të re digjitale. Për të përshtatur bujqësinë me këto sfida, Shoqata Organika ka organizuar një trajnim të veçantë me temën ‘Digjitalizimi i Bujqësisë: Sfidat dhe Mundësitë e së Ardhmes’.
Në këtë trajnim, u trajtuan tema si përdorimi i teknologjive të reja në bujqësi, përfshirë sistemet digjitale të ujitjes dhe IoT, që synojnë të rrisin efikasitetin, transparencën dhe të ndihmojnë në përballjen e sfidave aktuale në sektorin e bujqësisë. Pjesëmarrësit trajnimit poashtu patën mundësinë që të shohin nga afër disa paisje të ndryshme inovative të bujqësisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga projekti Entrepreneurship Promotion i GIZ Kosovo, duke u bërë një hap i rëndësishëm në përmirësimin e qasjes ndaj bujqësisë moderne.