Anëtarët


ORGANIKA është themeluar nga operatorët kryesor të sektorit të PPJD-ve dhe BMA-ve.

Themeluesit e ORGANIKA janë:


Agroproduct shpk


Agroproduct është një kompani lidere në Kosovë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike dhe frutave malore. Kjo kompani startoi për herë të parë në vitin 2002, ndërsa sot triumfon në këtë fushë të biznesit, me 28 lloje të bimëve të kultivuara dhe 85 lloje të bimëve të grumbulluara, të gjitha me çertifikim
organik. Agroproduct është e vetmja kompani në Kosovë, që bënë eksportin e bimëve medicinale në shtetet Evropiane si: Gjermani, Zvicër, Austri dhe Çeki. Po ashtu, në fillim të vitit 2018 kanë filluar bashkëpunimet me SHBA-në dhe Kanada-në.

Më shumë


Eurofruti shpk


Eurofruti është një kompani e njohur në Kosovë dhe më gjerë. Ka mbi 30 vjet pervojë në mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e kërpudhave, frutave të ngrira dhe eksportin e tyre. Kompania Eurofruti është një nga kompanitë më të mëdha të Kosovës, e cila grumbullon rreth 1,500 ton fruta të ndryshme malore: boronicë, manaferrë, mjedër, dredhëza, qershi, kumbulla dhe rreth 100 ton kërpudha. Ajo që e bën Eurofruti-n të veçantë është marrëdhënia e saj e ngushtë me fermerët, Ministrinë e Bujqësisë dhe shoqatat e fermerëve. Agronomët e Eurofruti-t janë gjithmonë pranë fermerëve të tyre, duke i ndihmuar ata në çdo hap, për një produktivitet më të mirë dhe cilësor.

Më shumë


Fungo shpk


Fungo është një përpunues dhe eksportues i produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe frutave të imëta. Kompania është themeluar në vitin 1990 dhe ka filluar eksportin e PPJD-ve në vitin 2000. Aktualisht është eksportuesi kryesor i kërpudhave të thata nga Kosova.

Më shumë


HitFlores shpk


HitFlores ka origjinën e saj në vitin 1965. Një kompani e themeluar nga Xhezair Bajrami, biznesi operativ i të cilit fillimisht u përqendrua në tregtinë ndërkombëtare ushqimore. Për të diversifikuar biznesin e saj, kapaciteti i ruajtjes/magazinimit është rritur dhe janë nënshkruar 80 kontrata me grumbulluesit që mbledhin fruta manor, kërpudha dhe bimë mjekësore nga peizazhi i bukur i Maleve të Sharrit në një sipërfaqe prej mbi 37,000 hektarë. Kompania zotëron 150 hektarë tokë të vetën, ku kultivohen manaferrat dhe dredhëzat komerciale. Poashtu, kompania posedon një pikë grumbullimi qendrore në Dragash. Pika e grumbullimit dhe përpunimit ka kapacitet ftohëse prej 500 ton në disa dhoma me ftohje dhe ambiente magazinimi me kapacitet prej 500 ton për mallrat e thata.

Më shumë


Herbakos shpk


Herbakos, është themeluar në vitin 2000, e cila veprimtari primare ka përpunimin dhe paketimin e çajrave (në filtra), frutave manor, bimëve mjekësore dhe aromatike, dhe erëzave të kuzhinës. Me moton “Shija e Natyrës” Herbakos është e përkushtuar që konsumatorit vendorë t’i servoj cilësinë më të lartë të prodhimeve bimore, të kultivuara në mënyrë organike dhe të grumbulluara në zona të pastërta ekologjike duke patur qëllim thelbësorë ofrimin e një produkti të shendoshë dhe të sigurtë për konsumatorët.

Më shumë

Kompania

Pronari

Komuna

Logo

AgroFlorentina shpk Xhemshir Veliu Skenderaj
A-D-E group shpk Bashkim Gashi Prishtinë
As Promet Ivan Vukojicic Leposaviç
Natyra Ahmet Govori Novobërdë
Peppermint International Stojan Milojevic Leposaviç
Flora Eko shpk Afrim Zejnullahu Ferizaj
99 Lule Havushe Bunjaku Graçanicë
Agro Unika shpk Nexhmedin Kryeziu Kamenicë
Agrololi Agron Krasniqi Istog
Agroprodukt VM Rrustem Imeri Podujevë
Agroshala Fatmir Shala Ferizaj
Agroshqiponja shpk Shefqet Krasniqi Malishevë
Alko-natura shpk Ensar Guri Dragash
Bio Ferma Lorena Qazim Morina Prizren
BioFruti Zarije Malsori Kaçanik
Dervish Krasniqi B.I. Dervish Krasniqi Istog
Erblin Beqiraj B.I. Erblin Beqiraj Istog
Gusari i ri shpk Driart Mehmetaj Istog
Luan Sadikaj B.I. Luan Sadikaj Istog
Malsia Herbs Armend Kastrati Rahovec
Mikena Driton Alaj Deçan
Natyral products Visar Krasniqi Istog
Produkte Natyrale të Kosovës Idriz dhe Agron Mula Pejë
NTP 2000 Besart Krasniqi Dragash
Scardus d o o Dobrivoje Stavanovic Shterpce
Streha pack shpk Kurt Gjilan
Toka Dardania Favzi Sokoli Podujevë
Vrella Herb Jeton Demaj Istog