Organizimi i Konferencës e 2të Ndërkombëtare për Bujqësi Organike në Kosovë

 

Shoqata “ORGANIKA” , më 23 Shtator 2024, do të organizojë Konferencën e 2të Ndërkombëtare për Bujqësi Organike në Kosovë,  me temën: “Sfidat dhe Ndikimi i Ndryshimeve Klimatike në Sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drusore – PPJD dhe Bimëve Mjekësore – BMA”

Aktivitetet do të jenë të shumta, duke përfshirë panele diskutimi, prezantime të ndryshme dhe një panair ku do të ekspozohen kompani me produkte finale organike dhe kompani me inpute organike.