Trajnime për menaxhim të biznesit dhe të prezencës online

Gjatë muajit dhjetor Shoqata Organika ka organizuar dy trajnime të detajuara që kishin për synim ngritjen e kapaciteteve për bizneset e menaxhuara nga gra ndërmarrëse, anëtare të shoqatës. Ky angazhim është një përpjekje për të forcuar rolin e grave në sektorin e biznesit dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre më të gjerë në ekonomi.

Temat e trajtuara në këto trajnime kishin në fokus adresimin e nevojave specifike të këtyre bizneseve, siç janë; menaxhimi efektiv i biznesit, strategjitë e marketingut digjital dhe teknikat e shitjeve online. Qëllimi ishte të ofrohet një udhëzim praktik që mund t’i ndihmojë këto biznese në përmirësimin e pranisë online

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Empowering Women Entrepreneurs in NWFPs and MAPs sector”, përkrahur nga projekti Entrepreneurship Promotion i GIZ Kosovo.