Trajnimi për Rregulloren e Re Organike të BE-së nga Shoqata Organika dhe Bio.inspecta Al

Shoqata Organika, në bashkëpunim me trupën certifikuese të produkteve organike në
Kosovë, Bio.inspecta Al, ka organizuar një trajnim të rëndësishëm mbi rregulloren e re
organike të Bashkimit Evropian (BE 2021/1698).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’i informojë prodhuesit organikë në Kosovë me risitë e kësaj rregulloreje.

Rregullorja ka për qëllim të garantojë konkurrencë të ndershme për prodhuesit, të parandalojë mashtrimin dhe të rrisë besimin e konsumatorëve në produktet e certifikuara organike.