Tryeze të rrumbullakët rreth pagesave direkte dhe programit të zhvillimit rural të MBPZHR

ORGANIKA ka organizuar një tryeze të rrumbullakët rreth pagesave direkte dhe programit të zhvillimit rural të MBPZHR. Drejtorët e MBPZHR Znj. Shqipe Dema dhe Z. Isuf Cikaqi prezantuan procesin e përgatitjes së programeve të mbështetjes së sektorit të bujqësisë dhe ofruan mundësinë qe përfaqësuesit të sektorit PPJD-ve dhe BMA-ve të marrin pjesë në grupet punuese. Anëtarët e ORGANIKA prezantuan kërkesat e tyre për rritjen e mbështetjes të MBPZHR për sektorin.
Kjo tryeze është organizuar me mbështetje të Caritas CH.