Trajnim online për fermeret e bimëve mjekësore aromatike
Këtë javë, Shoqata ORGANIKA filloi trajnimin “Kultivimi i bimëve mjekësore aromatike dhe menaxhimi i fermës tuaj”. Ky trajnim është dizajnuar me fokus të veçantë tek gratë që punojnë në këtë sektor.
Për shkak të kujdesit që duhet treguar nisur nga rrethanat e krijuara nga COVID-19, këtë vit trajnimin do të zhvillohet online. Si platformë është përzgjedhur Viber, për shumë arsye. Materialet e përgatitura në forma të videove të shkurtra përcillen më lehtë përmes Viber. Gratë pjesëmarrëse në trajnim mund t’i sikojnë këto materiale në kohën që ju konvenon, t’i ruajnë videot në mobil dhe t’i shfrytëzonjnë sa herë të kenë nevojë. Po ashtu, përmes Viber, komunikimi në grup është më i lehtë për çdo pyetje dhe paqartësi që mund të keni.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrëset do të pajisen me certifikata.
Ky trajnim organizohet nga Shoqata ORGANIKA me mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat.