Ceremonia e dhenies se certifikatave organika

Është organizuar ceremonia për dhënies se certifikatave të Certifikimit Organik për 30 kompani kosovare që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e PPJD-ve dhe BMA-ve.
Ceremonia u organizua nga Shoqata ORGANIKA, që prej disa vitesh ka vënë në zbatim aktivitetin për promovimin e certifikimit organik të këtyre kompanive vendore. Certifikatat organike, që janë lëshuar nga trupa certifikuese “Albinspekt”, e akredituar për tregun Evropian, është dëshmi e plotësimit te standardeve te cilësisë së produkteve dhe rrit besueshmërinë e blerësve dhe konsumatorëve.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të “Certifikimit Organik” morën pjesë Z. Isuf Cikaqi dhe Hysni Thaqi, Drejtorët e Ministrinë e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Avni Ramadani, Fasilitues sektori ne projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – (PPSE)”, Klodiana Balla, Menaxhere cilësie ne Albinspekt si dhe përfaqësues të bizneseve dhe akterët të tjerë të këtij sektori.

Kjo ceremoni është organizuar me mbështetje te projektit PPSE, te financuar nga Qeveria Zvicerane