Festimi i Ditës Evropiane Organike

Shoqata Organika organizoi për herë të parë në Kosovë Ditën Evropiane Organike. 

Nën sloganin “Rrugëtimi organik i Kosovës: e kaluara, e tashmja dhe një e ardhme e ndritur”, kjo ngjarje kishte në fokus të arriturat nga e kaluara, zhvillimet e së tashmes 

dhe perspektivat e së ardhmes për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë.

 

Në event kishte shumë të pranishëm të sektorit prodhimit bujqësor dhe organik.
Në festimin e kësaj dite mori pjesë edhe z. Imri Demelezi, zv. Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, organizatave partnere, si dhe përfaqësues të kompanive vendore të produkteve organike.