ORGANIKA merr pjesë në panairin AGROKOS 2019

ORGANIKA merr pjesë në panairin AGROKOS 2019. Promovimi i bujqësisë organike në  Kosove është qëllimi kryesor i pjesëmarrjes. Përveç promovimit të  produkteve nga anëtarët, janë mbajtur dy prezantime – njëra për ORGANIKA dhe shërbimet që ajo ofron, dhe tjetra për bujqësinë organike në botë që nga inicimi i sajë në të kaluarën, zhvillimet e tashme dhe parashikimet/planet për të ardhmen.

Pjesemarrjen në panair e ka mbështetur Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.