ORGANIKA ka organizuar një tryeze të rrumbullakët rreth pagesave direkte dhe programit të zhvillimit rural të MBPZHR. Drejtorët e MBPZHR Znj. Shqipe Dema dhe Z. Isuf Cikaqi prezantuan procesin e përgatitjes së programeve të mbështetjes së sektorit të bujqësisë dhe ofruan mundësinë qe përfaqësuesit të sektorit PPJD-ve dhe BMA-ve të marrin pjesë në grupet punuese. Anëtarët e ORGANIKA prezantuan kërkesat e tyre për rritjen e mbështetjes të MBPZHR për sektorin.
Kjo tryeze është organizuar me mbështetje të Caritas CH.