Qëllimi jonë


Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këtë sektorë dhe të zhvillojë sektorin duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që të gjithë anëtarët të jenë të çertifikuar me standardin organik, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të çertifikuara.

Vizioni


Anëtarët e Shoqatës ORGANIKA janë furnizuesit kryesorë nga Ballkani të PPJD-ve dhe BMA-ve me cilësi superiore në tregun e BE-së.

Misioni


Zhvillimi i kapaciteteve të operatorëve të PPJD-ve dhe BMA-ve për të përmbushur kërkesat e blerësve në tregun e BE-së për cilësi.

Donatorët dhe projektet zhvillimore


ORGANIKA, e cila aktualisht ka 42 anëtarë, në vitet e fundit është mbështetur nga donatorët dhe projektet zhvillimore:

  • Projekti i Caritas Zvicra ne Kosove “EREA” ka mbështetur Shoqatën ORGANIKA në ofrimin e shërbimeve të ndryshme të anëtarët e saj duke përfshi shërbimet këshillimore dhe zhvillimin e tregut.
  • Projekti i GiZ-it “Entrepreneurship promotion” është duke e mbështetur zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale te shoqatës si dhe në zhvillimin e kapaciteteve te anëtarëve për eksport, trajnime për bimët qe përmbajmë PA dhe TA dhe digjitalizimin e aktiviteteve.
  • Projekti i Swiss Contacti-it PPSE (Promoting Private Sector Employment) ka bashkëpunuar me shoqatën ORGANIKA për çertifikimin organik të anëtarëve të saj që nga viti 2017. Në këtë proces kanë përfituar të gjithë anëtarët e ORGANIKA për tri vite; kjo rezultuar me çertifikimin e mbi 40 anëtarëve.

Donatorët

Partnerët

Bashkëpunëtorët