Qëllimi jonë


Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këtë sektorë dhe të zhvillojë sektorin duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që brenda 5 – 7 viteve të ndihmojë që të gjithë anëtarët të jenë të çertifikuar me standarde organike, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të çertifikuara.

Vizioni


Zhvillimi i sektorit të PPJD dhe BMA përmes shfrytëzimit te qëndrueshëm te PPJD, promovimi i kultivimit te BMA dhe rritja e kapaciteteve grumbulluese, përpunuese dhe eksportues.

Të interesuar?


Na Kontaktoni

Donatorët dhe projektet zhvillimore


ORGANIKA, e cila aktualisht ka 32 anëtarë, në vitet e fundit është mbështetur nga donatorët dhe projektet zhvillimore:

  • Projekti i USAID-it AGRO (Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale) e ka mbështetur shoqatën në forcimin dhe zhvillimin e sajë drejtë një entiteti të vetë-qëndrueshëm, me qëllim që t’u shërbejnë anëtarëve (kompanive) të tyre, ndërsa zhvillojnë partneritete me qeverinë për strategjitë e ardhshme. Ndihma e USAID-it ka ardhur përmes hapjes së zyrës se shoqatës dhe pagesës së pjesërishme të stafit, kurse për zhvillimin e eksportit USAID-i e ka mbështetur shoqatën dhe kompanitë në pjesëmarrje nëpër panaire ndërkombëtare dhe në misione të shitjes.
  • Projekti i GiZ-it CETEP (Creating Employment Through Export Promotion) i ka mbështetur aktivitetet e shoqatës në trajnimin e akterëve në sektorin e kultivimit organik të BMA-ve dhe shtypjen e broshurave për kultivim organik te BMA-ve në Kosovë.
  • Projekti i Swiss Contacti-it PPSE (Promoting Private Sector Employment) ka bashkëpunuar me shoqatën ORGANIKA për çertifikimin organik të anëtarëve të sajë. Si rezultat, në 2017 janë çertifikuar 17 anëtar, kurse në vitin 2018 kanë qenë 25 anëtarë.

Anëtarët e Bordit dhe Stafi Ekzekutiv


Cover for Shoqata Organika
2,734
Shoqata Organika

Shoqata Organika

The goal of ORGANIKA Association is to enhance the non-wood forest products and medicinal &aromatic

4 days ago

Shoqata Organika
URIME DITA EVROPIANE ORGANIKE💚HAPPY EUROPEAN ORGANIC DAY💚 ... See MoreSee Less
View on Facebook

4 days ago

Shoqata Organika
Dita Evropiane Organike u festua për herë të parë në Kosovë me organizimin e Shoqatës Organika. Me sloganin “Rrugëtimi organik i Kosovës: e kaluara, e tashmja dhe një e ardhme e ndritur”, kjo ngjarje kishte në fokus të arriturat nga e kaluara, zhvillimet e së tashmes dhe perspektivat e së ardhmes për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë.I pranishëm në këtë event ishte edhe z. Imri Demelezi, zv. Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, organizatave partnere, si dhe përfaqësues të kompanive vendore të produkteve organike.-----------------------------------------EU Organic Day was celebrated for the first time in Kosovo with the organization of the Association Organika.With the slogan "Kosovo's Organic Journey: Past, Present, and a Bright Green Future," this event focused on the achievements from the past, current developments, and future prospects for the organic agriculture sector in Kosovo. Present at this event was Mr. Imri Demelezi, Deputy Minister of Agriculture, Forestry, and Rural Development as well as representatives of other public institutions, partner organizations, and representatives of Organika member companies.IFOAM Organics Europe#EUOrganicDay #EUorganic ... See MoreSee Less
View on Facebook

5 days ago

Shoqata Organika
Duke ndodhur tani…——————————-Happening now…#EUOrganicDay #EUorganic ... See MoreSee Less
View on Facebook

6 days ago

Shoqata Organika
Dita Evropiane Organike e KosovësMe sloganin ‘Rrugëtimi organik i Kosovës: e kaluara, e tashmja dhe një e ardhme e ndritur’ ky event do të ketë fokus në të arriturat e sektorit nga e kaluara, zhvillimet e së tashmes dhe perspektivat e së ardhmes për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë.------------------------------------------Kosovo’s EU Organic DayWith the slogan ‘Kosovo's organic journey: past, present, and a bright green future’ this event will focus on acknowledging the historical achievements, current developments, and future prospects of the organic agriculture sector in Kosovo.#EUOrganicDay #EUorganic ... See MoreSee Less
View on Facebook

7 days ago

Shoqata Organika
Po ju prezantojmë me Transtlation Centre, sponzor i eventit të ditës Evropiane Organike!Faleminderit Translation Centre!-------------------------------------------We introduce you with Translation Centre, sponsor of our event!Thank you Translation Centre! ... See MoreSee Less
View on Facebook