Rreth nesh
Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorët e Produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këto sektorë dhe të zhvillojë sektorët, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që brenda 5-7 viteve të ndihmojë që të gjithë anëtarët të jenë të certifikuar me standarde organike, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të certifikuara.
Organizata është themeluar me qëllimin:"Zhvillimi i sektorit të PPJD-ve dhe BMA-ve përmes gumbullimit të qëndrueshëm të PPJD-ve dhe kultivimit të BMA-ve si dhe rritja e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe eksportuese"
Shërbimet
Disa nga shërbimet të cilat i ofrohen anëtarëve:
- Promovimi i eksportit- Pjesëmarrja në panaire- Organizimi i misioneve të shitjes
- Lobimi
- Trajnime dhe këshilla teknike
- Zbatimi i çertifikimit organik
- Lidhje me institucione çertifikuese dhe ofrues tjerë të shërbimeve
Antarësimi
Arsyet për tu anëtarësuar në shoqatën ORGANIKA :
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të marrë informacione që ju nevojiten për të drejtuar biznesin tuaj organik.
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të bashkuar zërin tuaj me kompani që po formojnë të ardhmen e industrisë së produkteve organike.
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të treguar mbështetjen tuaj për të vetmen shoqatë në Kosovë të përkushtuar ekskluzivisht për promovimin dhe mbrojtjen e standardeve organike dhe të tregtisë organike.