







Rreth nesh

Shoqata “ORGANIKA” është themeluar në vitin 2013 nga operatorët kryesorë në sektorët e Produkteve Pyjore Jo-Drusore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA). Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këto sektorë dhe të zhvillojë sektorët, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit dhe përmes aktiviteteve lobuese. Poashtu, shoqata ka për qëllim që brenda 5-7 viteve të ndihmojë që të gjithë anëtarët të jenë të certifikuar me standarde organike, si dhe shumica e eksporteve të jenë produkte organike të certifikuara.
Organizata është themeluar me qëllimin:"Zhvillimi i sektorit të PPJD-ve dhe BMA-ve përmes gumbullimit të qëndrueshëm të PPJD-ve dhe kultivimit të BMA-ve si dhe rritja e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe eksportuese"
Shërbimet
Disa nga shërbimet të cilat i ofrohen anëtarëve:
- Promovimi i eksportit
– Pjesëmarrja në panaire
– Organizimi i misioneve të shitjes - Lobimi
- Trajnime dhe këshilla teknike
- Zbatimi i çertifikimit organik
- Lidhje me institucione çertifikuese dhe ofrues tjerë të shërbimeve
Lajmet e fundit
12 Dhjetor, 2019
Takim i HitFlores me grumbulluesit
Shoqata ORGANIKA ne bashkëpunim me kompaninë “HitFlores” ka organizuar një takim me grumbulluesit e regjionit te Komunës se Dragashit.
9 Nëntor, 2019
Kompani “OSA Termosistemi” prezanton makineritë e veta para anëtarëve te ORGANIKA
Shoqata ORGANIKA ka organizuar prezantimin e makinerive e “OSA Termosistemi” nga Rahoveci.
7 Nëntor, 2019
ORGANIKA organizon trajnim me për bujqësinë organike për këshilltarët e Shërbimit Këshillimor Bujqësor Rural te Kosovës
Shoqata ORGANIKA si pjese e zbatimi te Planit akcional për bujqësinë organike (NOAP) ka organizuar një trajnim për bujqësinë organike dhe kultivimin organik te BMA-ve.
Anëtarësimi
Arsyet për tu anëtarësuar në shoqatën ORGANIKA :
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të marrë informacione që ju nevojiten për të drejtuar biznesin tuaj organik.
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të bashkuar zërin tuaj me kompani që po formojnë të ardhmen e industrisë së produkteve organike.
- Anëtarësohu në ORGANIKA për të treguar mbështetjen tuaj për të vetmen shoqatë në Kosovë të përkushtuar ekskluzivisht për promovimin dhe mbrojtjen e standardeve organike dhe të tregtisë organike.
Kontakti
Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.
Për më shumë informata rreth mundësisë të kontaktimit me ne, ju lutem klikoni këtu